LajmeRajon

Rrëzohet kërkesa për mocion me debat për abuzimin me fondet e BE/ Bardhi: Janë 33 mln euro, po bllokoni 112 milionë euro të tjera! Çuçi: Raporti i OLAF është ende konfidencial

Opozita kërkon diskutim për abuzimin me fondet e BE, kërkesë e refuzuar një ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve.

Bardhi u shpreh se nuk do të presin hetimin e SPAK për të zhbllokuar fondet.

Bardhi: Në këtë raport theksohet se pas hetimit të rasteve të denoncuara pranë zyrës është vërejtur se institucionet përgjegjëse është abuzuar me fondin IPARD2 33 mln euro për pasojë ky fond konsiderohet i papërshtatshëm dhe KE mund të pezullojë fondin IPARD3, po bllokoni 112 mln euro, para që duhet të shkonin në ndihmë të fermerëve.

Çuçi: Kemi pasur një qëndrim shumë të qartë, jemi dakord të zhvillojmë debat për një çështje kaq të rëndësishme për zhvillimin e një sektori kaq të rëndësishëm, në përpjekjen që po bën qeveria ato milionë euro, është i parakohshëm ky debat përderisa raporti i Olaf është konfidencial.

Ka vetëm një paragraf ku përmenden të gjitha shtetet e Evropës, ato që aderojnë për t’iu bashkuar Evropës. Duhet ta bëjmë këtë debat pasi të jetë sqaruar re gjithë kjo situatë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close