
Një punëtor humbi jetën dhe një tjetër u plagos në stuhinë që goditi sot Malin e Zi, njoftoi RTCG. Reshje të rrëmbyeshme dhe erëra të forta kanë përfshirë Malin e Zi që nga mëngjesi i sotëm.
Portali lokal Bar Info raporton se në Canj në kantierin “Çelebic” ka humbur jetën një punëtor vinçi, ndërsa në Luka Bar nga era e fortë ka rënë një vinç duke lënduar një person.
Era shkuli dhe rrëzoi pemë në të gjithë Malin e Zi, shkatërroi pajisje në plazhet e bregdetit, dëmtoi automjete dhe për shkak të shiut të dendur, rrugët u përmbytën dhe u krijuan përrenj.
Policia paralajmëroi qytetarët që të mos udhëtojnë nëse nuk është e nevojshme. ssm/foto: Kronologjia e Instagramit në Podgoricë.



