LajmeRajon

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është regjistruar një alarm për bombë.

Lajmin e ka konfirmuar për Kallxo.com Shpend Maliqi, shef i Policisë së Kosovës në ANP.

Ai ka thënë se “situata nuk është serioze e se ende janë duke kontrolluar zonën”.

Dukagjini ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe zyrtarët përgjegjës për media në Aeroportin e Prishtinës, por ata ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Alarme për bombë ka pasur edhe në të kaluarën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, përderisa të njëjtat kanë rezultuar të rreme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close