LajmeSport

Zyrtare, Barcelona shet anësorin te PSV-ja, por në fushë kthehet vitin e ardhshëm

Barcelona njoftoi në rrjetet sociale se ka arritur një marrëveshje me PSV-në për transferimin e përhershëm të Sergiño Dest.

Mbrojtësi mbërriti në Katalunjë në vitin 2020 për rreth 21 milionë euro dhe pas 72 ndeshjeve, tre golave, katër asistimeve dhe dy trofeve në dy sezonet e para, ai përfundoi i huazuar për dy vite radhazi: fillimisht te Milani dhe më pas te PSV.

Ai bëri vetëm 14 paraqitje për italianët, ndërsa për holandezët 34, pavarësisht se pësoi një dëmtim të rëndë në fund të këtij sezoni, ku u shpall kampion.

Mbrojtësi amerikan konfirmoi se ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gju dhe, për këtë arsye, do të kthehet në fushë vetëm në vitin 2025.

Katalanasit kërkonin rreth 10 milionë euro, gjysma e asaj që u investua katër vite më parë për të. Anësoi la nënshkruar me PSV-në për katër vjet, pra deri në vitin 2028.

Related Articles

Back to top button
Close
Close