
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut përmes një postimi në profilin e tij në fb ka njoftuar se sot ka takuar për koordinim ministrat e VLEN-it në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shkruan Top24
“Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për zbatimin e premtimeve parazgjedhore dhe zbatimin e politikave, përmes të cilave synojmë t’i adresojmë problemet e qytetarëve. Kryefjala e VLEN-it në qeverisje është përmirësimi i standardit të jetesës së qytetarëve. Fokusi ynë kryesor është dinamizimi i perspektivës së anëtarësimit në BE, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe decentralizimin e pushtetit tek komunat, si shërbimi i parë i drejtpërdrejtë për qytetarët.” shkruan zëvendëskryeministri Mexhiti.



