LajmeSportTeknologji
Spotify largon këngëtarët rusë që përkrahin luftën në Ukrainë

Platforma e muzikës Spotify, ka larguar nga faqet e saj këngët e disa artistëve rusë, të cilët e mbështesin pushtimin e Ukrainës nga Rusia, shkruan Current Time.
Disa prej këtyre artistëve janë Sheman, emri i vërtetë i të cilit është Yroslav Dronov, Chicherina, Polina Gagarina, Gregory Leps, Oleg Gazmanov si dhe rok grupi “Lybue”.



