LajmeMaqedoniRajonTopLajm

SYRIZA dënoi “pikëpamjet irredentiste” të Siljanovska Davkovës për Maqedoninë e Egjeut

“I bëjmë thirrje qeverisë së Mitsotakis që më në fund të zgjohet nga letargjia diplomatike në të cilën ka rënë dhe ta ndërkombëtarizojë menjëherë çështjen, në mënyrë që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të përballet me përgjegjësitë e saj, të cilat i referohen procesit të anëtarësimit në BE dhe sanksionet hyrëse për ata që shkelin Marrëveshjen e Prespës sipas legjislacionit amerikan nga viti 2021”, tha SYRIZA.

Partia, e cila kur ishte në pushtet arriti Marrëveshjen e Prespës me qeverinë e atëhershme maqedonase, i tha qeverisë greke se “mban një përgjegjësi të rëndë për dëmin që u shkaktoi interesave kombëtare” të Greqisë.

“Qeveria e Mitsotakis udhëheq një politikë të jashtme të papërgjegjshme, duke shmangur gjatë gjithë këtyre viteve çdo përfshirje aktive në Marrëveshjen e Prespës për të ruajtur balancat e brendshme partiake”, thuhet në reagimin e SYRIZA.

Ndryshe, reagimi ka ardhur për shkak të takimit të djeshëm në zyrën e presidentes së Maqedonisë, Siljanovska Davkova, në të cilën ajo ka urdhëruar që të mos relativizohet fati i fëmijëve refugjatë nga pjesa e Egjeut të Maqedonisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close