LajmeMaqedoniTopLajm

Tension në LSDM: Akuza dhe kundërakuza mes Despotovskit dhe Filipçes

Disa ditë para ditës së kongresit të LSDM-së, në këtë parti janë ritur tensionet se kush do të jetë kryetari i ri i LSDM-së dhe kjo ka kulmuar me akuza në mes Despotovskit dhe Filipçes, shkruan Top24

Despotovski ka akuzuar Filipçes, por edhe ish-lideritn e LSDM-së, Zoran Zaev, se me forcë e shtyjnë zgjedhjen e Filipçes për kryetar të LSDM-së, por edhe se ai nuk po lufton me Filipçen, por me Zaevin. Këtë mesazh Despotovski e ka dërguar nga takimet individuale me bashkëpartiakë të tij në Gostivar.

Ish ministri Venko Filipçe, nga ana tjetër, i është përgjigjur Despotovskit në Tv24 se përpjekja për ta diskredituar vetëm e dobëson LSDM-në. Pa përmendur konkretisht Despotovskin, ai thotë se anëtarët janë ata që bëjnë zgjedhjen dhe se këto sulme po i bëjnë nder vetëm VMRO DPMNE-së. Ai thotë se vetëm 23 mijë anëtarë do ta zgjedhin liderin e ri të LSDM-së dhe askush tjetër, thotë Filipçe.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close