LajmeMaqedoniTopLajm

Mickovski takim koordinuaes me ministrin Fatmir Limani dhe Gordana Dimitrieska-Koçoska

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski sot ka organizuar një takim koordinues me ministrin Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe ministren e finansave Gordana Dimitrieska-Koçoska, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes urgjente për ritjen e pensioneve për më shumë se 300 mij pensionistë në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24

“Dita 4: Fjala e dhënë është shenjtëri, detyrim dhe përgjegjësi. Shteti duhet të kujdeset për të moshuarit. Në bashkëpunim me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, jemi të përkushtuar që të gjejmë një zgjidhje urgjente që do të sjellë pensione më të larta për mbi 300 mijë pensionistë.
Nesër në seancën e Qeverisë do të diskutohet kjo zgjidhje jashtëzakonisht e rëndësishme që e kemi premtuar në zgjedhje dhe me këtë tregojmë përkushtimin tonë për të dhënë rezultate dhe për të punuar me përkushtim për të gjithë.”
Për ju Le të fillojmë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close