LajmeMaqedoni

Bela: Balanseri dhe përfaqësimi i drejtë, si gjeta Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë

Analisti dhe politikologu Valon Bela përmes një postimi ka elaboruar dëmin që i shkaktohet shoqërisë respektivisht shqiptarëve me eleminimin e balanserit duke sqaruar edhe situatën kur ai ishte Drejtor Organizativ në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, shkruan Top24

 

Balanseri dhe përfaqësimi i drejtë.
Kur u emërova Drejtor Organizativ në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, gjeta një numër poshtërues të shqiptarëve në atë insitucion i cili institucion përveç se ka peshë të madhe shëndetësore, ai është i mbushur edhe me staf akademik ose profesorë universitar. Dhe çka gjeta aty? Nga gjithësej 530 punsime vetëm 11 ishin shqiptarë, 6 të tjerë me kontrata në vepër. Pra 17 shqiptarë. Menjëherë pyetja ishte përse nuk keni punësuar shqiptarë? A e dini se përgjigja e njëjtë mu dha si kjo e këtyre halldupëve që mbrëmë e formuan qeverinë e re VMRO dhe VLEN.
Pra tani po thonë se eliminimi i balanserit, (njëra nga format e antishqiptarizmës pse jo edhe kundër pakicave të tjera), bëhet në emër të punsimeve të njerëzve me kualiteteve personale, afinitete dhe arritjeve profesioniste. Pra, ata po ofrojnë të njëjtin film por vetëm për ata që se kanë parë herën e parë.
Pyetja tjetër që duhet shtruar përse duhen përfaqësuesit shqiptarë të depërtojnë nëpër çdo institucion? Sepse përvoja ka dëshmuar se maqedonasit nuk kujdesen për punësimin e drejtë dhe adekuat. Dhe nëse eliminohet balanseri atëherë humbet edhe shansi për barazi në këtë shtet dhe “mundësitë e barabarta” avullohen.
Këto pallavra që u shiten sot shqiptarëve pse jo edhe pakicave të tjera janë të skaduara dhe nuk kalojnë. VMRO së bashku me servilët e tyre nga VLEN majorizimin e kanë qëllim në vete. Ajo që duhet potencuar është përse nuk mbushen mend maqedonasit? Secila politikë antishqiptare u ka kthyer atyre hundëve (bumerang). Mjafton ta përmendim ish Kryeministrin Georgievski, i cili nuk la mjet pa përdorur kundër shqiptarëve por që sot e ke avokat të të drejtave të shqiptarëve. Dhe i njëjti që dikur ishte hero i maqedonasve është shkërmoqur pikërisht nga maqedonasit sepse ai po e flet tani të vërtetën për shqiptarët. E ngjashëm është situata edhe me Fërçkovskin dhe të tjerët.
Ky është mjerimi dhe se maqedonasit kanë hyrë në një rreth vicioz ku armik të përbetuar e kanë caktuar shqiptarin pavarsisht se kanë probleme me fqinjët, fajtor kujdestar e shohin shqiptarin. Dhe jo rastësisht kishim një fushatë të egër antishqiptare nga VMRO, fushatë madje edhe kundër arritjeve të shqiptarëve.
Fatkeqësisht sot ata gjetën partnerin e tyre për të realizuar edhe një politikë të çmendur antishqiptare. Dhe ja, Taravari në ditën e parë të tij si Ministër i Mickovskit shkarkon drejtorët shqiptarë. Dëmin që do e shkakton kjo mendësi antishqiptare është i madh dhe me pasoja katastrofale.
Mjafton që mbrëmë VLEN nuk kishte as edhe një status për kombëtarën shqiptare. Pse? Sepse janë vetëm simbolikisht në qeverinë antishqiptare.
Historia është e mbushur me njerëz që ishin në anën e kundërt të shqiptarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close