LajmeMaqedoniTopLajm

Bela-Taravarit: Shkarkimi i Drejtorëve Organizativ nënkupton preokupimin e Doktorit përqindje tenderësh

Analisti Valon Bela ka reaguar me një postim në profilin e tij në FB pas vendimit të ministrit të shëndetësisë së RMV, Arben Taravari për shkarkimin e drejtorëve ekonomik në qendrat klinike ku ministri Taravari që në ditën e parë shkarkoi 8 nga gjithësej 14 drejtorët ekonomik në vend, shkruan Top24

Bela shkarkimin e drejtorëve nga Taravari e quanc si  preokupimin e Doktorit (Drejtor) me procedurat e tenderimit e që n’fakt është “allësh veresh” e përqindjeve me tenderët. E krejt në fund, fiton ai i cili i emëron ato Doktora (Drejtora).

Postimi i plotë:

Shkarkimi i Drejtorëve Organizativ nënkupton preokupimin e Doktorit (Drejtor) me procedurat e tenderimit e që n’fakt është “allësh veresh” e përqindjeve me tenderët. E krejt në fund, fiton ai i cili i emëron ato Doktora (Drejtora).
Kush më mirë e kupton këtë biznes se sa ai që çuditërisht me rrogë doktori bleu shtëpi gjysmë milioni në lagjën Taftalixhe?!
Sa për info, pozicioni Drejtor Organizativ fillimisht ishte “shpikur” nga VMRO (pastaj u vazhdua nga qeveritë e tjera) dhe me qëllim që mjekët të merren me trajtimin e pacientëve dhe ofrim e kujdesit shëndetësor dhe jo me caktim të përqindjes nga kompanitë që fitojnë tenderë.
Urime ndryshimi (hajnia) në emër të doktorit që u bë pacient!!

Related Articles

Back to top button
Close
Close