LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: Sot betohem njësoj si atëherë kur u bëra mjek se do të jem në shërbimin tuaj me të njëjtin përkushtim

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari përmes një positimi në profilin e tij në FB pak minuta pasi u zgjodh ministër i shëndetësisë ka shkruar se sot betohet njësoj si atëherë kur është bërë mjek se do të jetë në shërbimin tuaj me të njëjtin përkushtim, shkruan Top24

Sapo jam emëruar ministër i Shëndetësisë që për mua është privilegj dhe përgjegjësi.
I uroj punë të mbarë Ekipit Tonë dhe të gjithë Ekipit Qeveritar!
Kur u diplomova mjek, u betova se do të jem në shërbim të njeriut dhe shëndetit të tij pa asnjë dallim dhe me çdo mundësi…sot betohem njësoj si atëherë se do të jem në shërbimin tuaj me të njëjtin përkushtim!

Related Articles

Back to top button
Close
Close