BotaLajmeTopLajm

Izraelitët lidhin palestinezin në makinën ushtarake (VIDEO)

Disa pamje të rënda janë publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një palestinez, i cili ishte plagosur dhe lidhur nga ushtria izraelite në kapakun e motorit, të një automjeti ushtarak, gjatë një bastisje në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit e kanë konfirmuar incidentin, që ka provokuar reagime jo pak të ashpra.

Në video shfaqet një palestinez i plagosur nga Jenini, identifikuar si Mujahed Azmi, që është lidhur në një mjet, që kalonte mes dy ambulancave.

Edhe IDF ka pranuar se ushtria izraelite ka shkelur protokollin ushtarak gjatë këtyre veprimeve.

(Balkanweb)

Related Articles

Back to top button
Close
Close