
Skuadra kombëtare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore. Të hënën është programuar takimi i tretë dhe i fundit në grupin B të Euro 2024.
Kuqezinjtë e Sylvinhos do të sfidojnë Spanjën në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit, duke filluar nga ora 21:00.
“Jemi ekip kombëtar, nuk kanë rëndësi individualitetet, por Shqipëria. Të fitojmë ndaj Spanjës dhe të gëzojmë gjithë shqiptarët duke u kualifikuar”, u shpreh Rey Manaj gjatë konferencën për shtypin.
Mes palestrës dhe fushës së blertë, djemtë kuqezi nisën përgatitjet për duelin kundër Spanjës.
Ata që luajtën përballë Kroacisë kaluan më shumë kohë në palestër, ndërkohë që pjesa tjetër zbriti në fushë.
Duke zhvilluar ushtrime të ndryshme tekniko-taktike nën udhëheqjen e brazilianit Sylvinho.



