
Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho e ka komentuar pozitivisht lojën e Shqipërisë në Euro 2024.
Ai tha se Shqipëria ka thyer çdo parashikim pë këtë Europian edhe pse rrezikonte shumë prej grupi8t në të cilin bënte pjesë. Trajnieri e ka konsideruar grupin B si “grupi i vdekjes”, dhe performanca e lojtarëve shqiptarë nuk ishte parë më që nga Kosta Rika 2014.
“Shqipëria është një nga skuadrat që theu çdo parashikim. Në grupin e vdekjes, pritshmëri zero, stadiume plot, lojë të mirë, trajner i rastësishëm brazilian, gola në 20 sekonda, gola në minutën e fundit, ende gjallë. Nuk e kemi parë këtë që nga Kosta Rika 2014. Kulmi i futbollit”, shkruan Mourinho.



