
Legjenda e tenisti, Rafael Nadal do të hapë një qendër sportive tenisi në Durrës. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili, përmes një postimi në rrjetet sociale paraditen e kësaj të enjteje, ka bërë me dije se është nënshkruar marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe kompanisë së spanjollit.
“Qendra Sportive e legjendës së tenisit Rafa Nadal do të hapë dyert në Durrës për fëmijët dhe të pasionuarit e këtij sporti nga Shqipëria e rajoni, krah për krah me Akademinë e Futbollit të Manchester City-t”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook. Marrëveshja është nënshkruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Diçka e tillë ishte paralajmëruar nga kreu i qeverisë disa muaj më parë, teksa krahas qendrës sportive të tenistin, në Durrës ka nisur puna dhe për Akademinë e Manchester City-t. Me këtë nismë, pritet që sporti I tenisit të marrë më shumë vëmendje, pasi nuk është një sport shumë i zhvilluar.







