
Zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi do të mbahet mend si zëvendëskryeministri i parë që sistemoi në vende pune qindra administratorë të cilët ishin pranuar sipas sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, shkruan Top24
Grubi me vendim të qeverisë riorganizoi të gjitha institucionet e sistemit për të shpërndarë administratorët. Ish drejtori i Inspektoratit shtetërorë të tregut Stojko Paunovksi nuk pranoi që në drejtorinë e tij të pranohen punëtorë nga marveshja kornizë dhe kështu zëvendëskryeministri e shkarkoi.
Por sot në qeverinë në ardhje kryeministri Hristjan Mickovski detyroi kryeparlamentarin të tërhiqet nga deklarata e tij se atëdheu i tij është Kosova dhe aq më shumë Mickovski nuk mori pëlqimin e VLEN-it për emërimin e një prorusi si zëvendëskryeministër për marëdhëniet mes bashkësive. Vet Stoilkoviç para disa ditësh kishte deklaruar se kjo ministri njihet si ministria e Artan Grubit ku ka të punësuar shumë shqiptarë dhe të njejtit do të duhet të largohen me një riorganizim.
Sot Alternativa e Afrim Gashit ka tërhequr emrin e Safije Sadiki Shaini nga kjo ministri si zëvendësministre dhe e njejta është propozuar në ministrinë për sport në po të njejtin pozicion.Top24



