LajmeMaqedoniSportTopLajm

VIDEO/ Barazim drithërues 2-2, “betejë” pa fitues në Kroaci-Shqipëri

Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.

Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e katërt shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024.

Euro 2024

KROACI-SHQIPËRI 2-2 (Kramaric 74′,Gjasula (aut) 76′ / Laçi 11′, Gjasula 90+4′)

 90+4′ Barazon Klaus Gjasula, i cili dërgon në rrjetë asistin e Mario Mitajt. 

Lojtës Videosh

00:00
00:40

 

 76′ Kroatët shënojnë edhe të dytin. Autogol i Klaus Gjasulës.

Lojtës Videosh

00:00
00:40

 

 74′ Barazon Kroacia me anë të Andrej Kramaric.

Lojtës Videosh

00:00
00:41

 

 31′ Mundësi e artë për Kristjan Asllanin pas pasimit nga Jasir Asani, nuk vjen goli i dytë.

Lojtës Videosh

00:00
00:14

 

 11′ Gooooooooooool! Kroson Jasir Asani, finalizim i bukur me kokë nga Qazim Laçi. Shpërthen festa kuqezi në stadium. 

Lojtës Videosh

00:00
00:41

 

FORMACIONET ZYRTARE

Sylvinho i lë të gjithë me gojë hapur! Braziliani ka befasuar me formacionin titullar kundër Kroacisë, duke bërë ndryshime shumë të rëndësishme.

E teksa pritej aktivizimi titullar i Qazim Laçit, në vend të Seferit, Sylvinho ka ulur në stol Armando Brojën, duke hedhur në fushë nga minuta e parë Rey Manajn.

Pjesa tjetër e formacionit mbetet e pandryshuar, me Strakoshën në portë, Hysaj e Mitaj në krahët e mbrojtjes, Gjimshiti-Ajeti në qendër. Në mesfushë Asllani-Ramadani-Laçi, nga krahët Asani e Bajrami, në mbështetje të Manajt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close