
Këtë të mërkurë, Valencia njoftoi rinovimin e kontratës së trajnerit Rubén Baraja deri në qershor 2026.
“Rubén Baraja është një nga legjendat më të shquara në historinë tonë. Karriera e tij si lojtar, një periudhë në të cilën ai fitoi dy La Liga, një Kupë UEFA, një Superkupë Evropiane dhe një Kupë të Mbretit, e shënon atë si një nga idhujt tanë më të suksesshëm dhe më të shquar dhe gjatë gjithë kohës si trajner ai ka demonstruar njohuri, lidership dhe aftësi për t’u rritur së bashku me klubin”, lexohet në faqen zyrtare të klubit.
Trajneri 48-vjeçar spanjoll është në krye të skuadrës që nga shkurti i vitit 2023.



