
Federico Valverde nuk e pati të lehtë në fillim përshtatjen me kërkesat e teknikut Carlo Ancelotti, por me kalimin e kohës e pranoi që italiani kishte të drejtë.
“Mësova të vlerësoja vërtet faktin e të luajturit kudo, mjafton që të zbrisja në fushë. Kur nisa të punoja me Ancelottin zemërohesha shumë për faktin se pse duhej të ndryshoja pozicion.
Me kalimin e kohës mësova të vlerësoja kërkesat e tij. Nëse trajneri të kërkon të bashkëpunosh, atëherë ti duhet ta kuptosh atë për të marrë maksimumin.
Nuk është e lehtë të luash me Realin e Madridit, duhet të rezistosh dhe të shfrytëzosh çdo mundësi që të jepet.
Ancelotti ka qenë gjithmonë i gatshëm për të më ndihmuar dhe këshilluar. E vlerësoj shumë”, thekson mesfushori uruguaian i “Los Blancos”.
25-vjeçari ka fituar 12 tituj me skuadrën historike spanjolle, nga të cilat 3 në sezonin e fundit: titullin, Superkupën e Spanjës dhe Champions League.



