
Ish-portieri i Milan-it, Nelson Dida ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka bërë një analizë të situatës te “kuqezinjtë’ e Milanos.
Dida deklaron se duke nisur nga sezoni i ardhshëm pret që “Djalli” të luftojë për të fituar sa më shumë.
Ndërsa sa i përket portierit Mike Maignan, ai theksoi se francezi gjithmonë mund të bëjë mirë me Milan-in.
“Nga sezoni i ardhshëm pres që Milani të luftojë për të fituar dhe për të arritur sa më shumë në fund, ata janë ekipi më i rëndësishëm në botë. Sa i përket portierëve, Maignan është një lojtar shumë i rëndësishëm, ai gjithmonë dëshiron të fitojë dhe ka një kapacitet të madh mendor, ai mund të bëjë mirë për Milan-in”-u shpreh braziliani.



