
Është publikuar një video ku Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bisedon në gjuhën turke me kryediplomatin turk, Hakan Fidan.
Në këtë bisedë Osmani e pyet Fidan rreth presidentit turk Recepp Tayip Erdogan. Ai i thotë se i njëjti është në Spanjë, derisa Osmani i përmend relacionet e Kosoës më Spanjën, derisa i kërkon që të bjënë diçka në këtë drejtim.
Ai i thotë se: Do të bëjmë diçka.
Biseda është zhvilluar në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), i cili po zhvillohet në Shkup.



