
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH ) tha të mërkurën se shumë njerëz në Gaza po përballeshin me “uri katastrofike”.
Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Gazës tani po përballet me urinë katastrofike dhe kushte të ngjashme me urinë. Pavarësisht raporteve për rritjen e shpërndarjes së ushqimit, aktualisht nuk ka asnjë provë që ata që kanë më shumë nevojë për të po marrin sasi dhe cilësi të mjaftueshme të ushqimit,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus .
Tedros tha se kishte më shumë se 8,000 fëmijë nën pesë vjeç të cilët ishin diagnostikuar dhe trajtuar për kequshqyerje akut, duke përfshirë 1,600 fëmijë me kequshqyerje të rëndë akute.



