
E majta ofron mbështetje të kushtëzuar për ndryshimet e propozuara në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore me vendosjen e një njësie zgjedhore, njoftoi partia.
– Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë dorëzuar propozim ndryshimet në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, me të cilat mundësohet ristrukturimi i ministrive dhe shtimi i numrit të tyre me kërkesë të koalicionit që përbën shumicën e re parlament respektivisht nga VMRO-DPMNE-ja, shkruan Top24
E majta edhe një herë i drejtohet Mickovskirt dhe VMRO-DPMNE-së që këto ndryshime ligjore të mbështeten nga deputetët e tyre, ata mund ta bëjnë këtë vetëm me një kusht të thjeshtë – paralelisht me këtë do të miratohet Ligji që do të ndryshojë modelin zgjedhor dhe do të vendosë një njësi zgjedhore!
Futja e një njësie zgjedhore në Republikën e Maqedonisë është e nevojshme për shkak të vlerësimit të barabartë të votës së secilit qytetar të dhënë në zgjedhje.
Misioni i OSBE-së ka vite që në raportet e veta rekomandon një model të tillë zgjedhor në vend dhe kjo nuk duhet të jetë problem që DPMNE-ja ta pranojë, duke qenë se një zgjidhje të tillë sistematike e kanë paralajmëruar në programin dhe premtimet e tyre parazgjedhore.
Kujtojmë se ndryshime në Kodin Zgjedhor janë bërë edhe në përbërjen e mëparshme parlamentare dhe kjo zgjidhje ligjore zakonisht nuk zbatohet për shkak të koalicioneve të partive në pushtet me të ashtuquajturat parti. Blloku shqiptar, të cilët për motive nacionaliste dhe ulje të vlerës së votave të qytetarëve të etnive të tjera, nuk lejojnë ndryshime në këtë ligj, thuhet në komunikatën e partisë.



