BotaLajmeTopLajm

Gjatë natës më Gaza, vriten 15 palestinezë nga sulmet izraelite

Të paktën 15 palestinezë humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, sipas gjetjeve paraprake, 11 persona humbën jetën dhe shumë u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Meghazi në qytetin Deyr al-Belah në pjesët qendrore të Gazës.

Njësitë e artilerisë izraelite goditën një shtëpi në zonën Abu al-Ijin në lindje të Deir al-Balah ndërsa ekipet mjekësore kanë arritur deri më tani tek trupat e 2 palestinezëve. Dy persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pasi ushtria izraelite sulmoi shtëpinë e familjes palestineze Ed-Devli në kampin e refugjatëve Burayj në pjesët qendrore të Rripit të Gazës.

Shtatë persona u plagosën si pasojë e bombardimit të ushtrisë izraelite në shtëpinë e familjes palestineze Delul në lagjen Zeitoun në juglindje të qytetit të Gazës. Ushtria izraelite shënjestroi lagjet Tel el-Heva dhe Shejh Ixhlin në qytet me zjarr artilerie dhe kreu sulme me mjete ajrore pa pilot në lindje të kampit të refugjatëve Nusayrat.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për të ndaluar sulmet, ushtria izraelite bombardoi shumë vendbanime civile në qytetin Rafah në jug të Gazës.

Izraeli shënjestroi me zjarr artilerie lindjen e rajonit Al-Karara të Khan Younis në jug të Gazës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close