
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar përsëri për kontratat njëburimore.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot, sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Korporata Energjetike e Kosovës ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore/pa publikim të njoftimit për kontratë me të njëjtën kompani.
“Derisa të premten me po të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë 448, 251.13 Euro, sot kontrata tjetër që u publikua nga KRPP-ja është në vlerë prej 443.638,00. Dmth. për dy muaj (qershor-korrik) shërbime të sigurimit një kompani me kontratë njëburimore merr afër 900 mijë euro. Ky është korrupcion serioz qeveritar. Artane Rizvanolli dhe Albin Kurti duhet të deklarohen për këto kontrata”, ka shkruar Bajrami në Facebook



