Lajme

“Rruga drejt EURO 2024”/ “E merituam me 100% kualifikimin”, Sylvinho: Shqipërisë i thashë menjëherë “PO”

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit po përgatitet për të përfaqësuar denjësisht fanellën “kuqezi” në Kampionatin Europian, Gjermani 2024, teksa Digitalb/SuperSport ka ndjekur të gjithë rrugëtimin e “shqiponjave” gjatë edicionit eliminator, të cilin e solli në për shikuesit live në ekranin e “SuperSport 1”, të dielën në orën 21:00 në dokumentarin “Rruga drejt EURO 2024”.

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho zbuloi takimin e parë me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën dhe faktin se përgjigja e tij për të marrë drejtimin e Kombëtares “kuqezi” ishte menjëherë “PO”.

“Dola për darkë me Presidentin në Milano. Së pari komunikimi në italisht ishte shumë i mirë. Gjithçka ishte e re, një kompleks sportive për t’u inauguruar. Futbollistët janë të mirë. Ishte një “Po” e padiskutuar. Ishte një punë e rëndësishme nga janari, në shkurt për të arritur te ndeshja e parë, shumë e rëndësishme në mars. Në një kombëtare punohet ndryshe, ka më pak kohë. Ka shumë punë me videot, shumë punë në zyrë për t’u zbatuar më pas në fushë. Pastaj, ditën e parë kur ishim të gjithë bashkë ishte më e lehtë. Ishte shumë i mirë kontakti i parë me futbollistët”-tha fillimisht tekniku.

Më tej, duke folur për rrugëtimin në kualifikuese, Sylvinho theksoi se nuk ishte e lehtë, por me 100% e merituan këtë triumf.

“Nuk është e lehtë të shtosh objektivat. Një përfaqësim i mirë të kënaq, një përfaqësim i mirë na çon më afër një rezultati pozitiv. Nga loja e mirë, tek marrja e rezultateve, duhet shumë sforco, shumë dedikim dhe shumë punë. Ne duhet të ëndërrojmë. Moldavia nuk është kundërshtar i lehtë. Ata kanë qenë në garë deri në ndeshjen e fundit për t’u kualifikuar për herë të parë në një Kampionat Europian. Ne bëmë paraqitje të mirë dhe e merituam 100% fitoren”-deklaroi Sylvinho.

Related Articles

Back to top button
Close
Close