
Në ambient të hapur dhe me distancë mes tyre, sot 15 mijë maturantënë Maqedoninë e Veriut sot iu nënshtruan provimit të maturës shtetërore në lëndën e obligueshme të gjuhës amtare.Disa nga maturantët të cilët kishin përfunduar provimin u shprehen se pikërisht kjo ka qenë stresuese për ta.
“Gjithë ishim të stresuar, ishim në korridor dhe aty e bëmë testin, i bëra të gjitha dhe e mbusha komplet testin”, tha një nxënës.
“Mirë ishte, nuk e prisja kështu por mirë është. Përputhej materiali nga viti i parë që kemi marr deri tash. Kishit më shumë stres këtë vit pasi ishit në sallë? Po, pak më shumë stres por e kalojmë”, u shpreh një nxënës.
Sipas drejtorit të Gjimnazit Zef Lush Marku, këtë vit provimit të parë të gjuhës amtare iu nënshtruan 436 maturantë të kësaj shkolle të mesme.
“Sot në hapësirat e Shkollës së Mesme Zef Lush Marku, testohen 436 maturantë. Në ora 9:30 filluam me shpërndarjen e testeve të maturës. Gjithçka shkoi në rregull, për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit provimi mbahen neper hapësira të hapura, salla sportive dhe korridore, kishim angazhime më shumë pasi kemi numër të madh të nxënësve, kemi bartur 436 banka dhe karrige që janë vendosur neper hapësira të korridorit dhe sallave sportive”, tha Arben Memeti – drejtor i Gjimnazit Zef Lush Marku.
Nxënësit që nuk e kalojnë provimin e 1 qershorit do të kenë një shans të dytë në gusht. Provimi i dytë zgjedhor do të jetë më 8 qershor. Janë regjistruar 1,356 kandidatë për matematikë, 13,198 për gjuhë angleze, 37 për gjuhë frënge, 114 për gjuhë gjermane, 84 për estetikë dhe nga një kandidat për gjuhë dhe filozofi ruse.



