
Ixhet Memeti do të shkojë nesër në Gjykatën Penale për të mësuar se përse prokuroria kërkon që ai të mos largohet nga vendi. Ish-avokati i popullit dhe anëtar aktual i Këshillit të Prokurorëve dyshohet se së bashku me gjyqtarin suprem kanë marrë para për t’i ofruar lehtësi ish-kryebashkiakut të Novosellës, i akuzuar për kontrabandë cigaresh dhe drogë. Për mbarëvajtjen e hetimeve, prokuroria kërkon masa sigurie për Memetin. Rekomandohet konfiskimi i dokumentit të udhëtimit dhe herë pas here të paraqitet në organin kompetent shtetëror, shkruan Sitell, përcjellë Top24
Në një bisedë të shkurtër telefonike për Sitelll, Memeti nuk ka komentuar hetimet në të cilat prokuroria dyshon se ka marrë shpërblim për ndikim të kundërligjshëm.
“Besoj dhe jam i bindur se nuk është e drejtë dhe korrekte të paraqesim qëndrime për diçka që duhet të zbatohet nga institucionet e drejtësisë. “Ne do të kontribuojmë më së shumti nëse presim që autoritetet të përfundojnë punën e tyre”, tha Memeti për Sitel.
Në ndërkohë, gjyqtari suprem Georgiev, i cili nga dje ndodhet në burgun e Shutkës, kërkon heqjen e paraburgimit, sipas avokatit të tij, paraburgimi është i pabazuar për shkak të frikës nga përsëritja e veprës penale, pasi gjyqtari tashmë është larguar nga puna e tij, as nuk ka punuar në një çështje penale.
“Është parashtruar ankesë konform ligjit dhe kërkohet masë më e lehtë sepse nuk është caktuar paraburgimi për shkak të rrezikut të arratisjes, ndërsa për pikat tjera gjykata kishte në dispozicion masa të tjera për të siguruar gjyqtarin Naqe Georgiev për rrjedhat e ardhëshme të procedurës hetimore”, thotë avokati Aleksandar Tumanovski.
Rasti solli në tryezë kolegët e Georgiev-it. Kryetari i Gjykatës Supreme i njoftoi gjyqtarët për hetimin dhe largimin nga pozita gjyqësore. Ata u pajtuan se përkushtimi themelor i gjykatës është një gjyqësor i pavarur dhe pa asnjë ndikim.
Memeti do të diskutohet në Këshillin e Prokurorëve javën e ardhshme. Kryetarja Dusica Dimitrievska thotë se janë shqyrtuar të gjitha obligimet ligjore që do t’i merrnin.
Nga aty sqarojnë se Ixhet Memeti është anëtar i këshillit i zgjedhur nga kuvendi./Top24



