Derisa po zhvillohen negociatat për formimin e Qeverisë së re dhe ndarjen e resorëve, jozyrtarisht këto janë resoret që do t’i takojnë VLEN-it.
Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit do ta merr postin e Zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, Ministrinë e Ambientit dhe dy Zëvendësministra, atë të Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme.
ALTERNATIVËS së Afrim Gashit do t’i takojë pozita e kryeparlamentarit dhe Sekretariati për Çështje Europiane.
BESA e Bilall Kasamit do të udhëheq Ministrinë Ekonomisë dhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Gjithashtu Besës do t’i takojë edhe Zëvendësministri i Kulturës.
Arben Taravarit do t’i takojë Ministria e Shëndetësisë, ndërsa flitet që vet Taravari mund ta marrë drejtimin e kësaj ministrie.



