LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti e mori vetëm një fletëvotim, gruaja e tij dy: Tani a kemi luftuar për demokraci dhe liri?

“Tani a kemi luftuar për demokraci dhe liri dhe të drejta të të gjithëve? Unë nuk ndërhyj se si të votojnë të tjerët”.

Kështu është përgjigjur lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pasi votoi dhe u pyet nga gazetarët se pse gruaja e tij mori dy fletëvotime, edhe për parlamentaret dhe presidencialet, kurse ai një – vetëm për parlamentaret.

Se çfarë ndodhi në vendvotim më konkretisht, ku u zhvillua debat mes Ahmetit dhe anëtarëve të Komisionit Zgjedhore, tregon Ahmeti:

“Ishte një debat në KSHZ se diku i kanë kushtëzuar se nëse nuk votojnë dhe nuk e marrin fletën e votimit për president, nuk mund të votojnë as për parlamentaret. Mendova se i njëjti skenar po ndodh edhe në këtë vendvotim dhe u tërhoqa vërejtjen se KSHZ ka dalë me qëndrim se nuk mund t’i obligosh qytetarët se për kë të votojnë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close