
Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, njëherit përfaqësues i VLEN-it Zeqirja Ibrahimi, në emisionin Click Plus ka deklaruar se përfaqësues të VLEN-it janë takuar me Mickovskin për të biseduar rreth koalcionit edhe pse zgjedhjet parlamentare nuk kanë përfunduar, shkruan Top24
I pyetur nga gazetari se kush është duke negociuar, Ibrahimi është përgjigjur se të gjithë liderët e opozitës janë takuar me Mickovskin duke përfshirë këtu të gjithë liderët duke filluar nga Afrim Gashi, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Arben Taravari.



