LajmeMaqedoniTopLajm

Ibrahimi: Afrim Gashi nuk ka marrëveshje të nënshkruar me Ali Ahmetin – Lloga: Teksti ekziston dhe është i nënshkruar edhe nga Gashi

Të ftuar në ClickPlus janë Zeqirja Ibrahimi nga VLEN dhe Krenar Lloga nga Fronti Europian, transmeton TV21.

Zeqirja Ibrahimi nga VLEN, mohoi që ka një marrëveshje të nënshkruar nga lideri i tij Afrim Gashi, marrëveshje kjo e nënshkruar nga partitë shqiptare që pa ndryshimet kushtetuese të mos bëhen pjesë e Qeverisë.

Ibrahimi tha se Afrim Gashi nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje me Ali Ahmetin.

“Tekst të marrëveshjes të nënshkruar ku është edhe Afrim Gashi i nënshkruar me Ali Ahmetin nuk ka”, tha Ibrahimi.

Ndërkohë, Krenar Lloga nga Fronti Europian kundërshtoi Ibrahimin ku tha së një marrëveshje e tillë ekziston dhe është e nënshkruar edhe nga Afrim Gashi.

“Teksti ekziston dhe është i nënshkruar edhe nga zotëri Afrim Gashi dhe nëse ai nuk e ka nda me partiakët e tij është në nderin e tij”, tha Lloga.

Related Articles

Back to top button
Close
Close