
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se sot në kryesi të Kuvendit të Kosovës, ka propozuar që Kuvendi në ditën kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara aprovon rezolutën për “Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”, të njejtën rezolutë ta mbështesë edhe Kuvendi i Kosovës.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj, ka thënë se duke mos qenë anëtare e OKB-së, ai tha se kjo është mënyra më e mirë për Kosovën që t’i bashkohet botës demokratike në dënimin dhe përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë.



