
Vazhdojnë fushatat për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, ku kandidatët për president dhe për deputetë e kërkojnë votën e qytetarëve në zgjedhjet më 24 prill dhe 8 maj.
Para godinës së BE-së në Shkup, LSDM, Koalicioni për të ardhmen europiane dhe kandidati për president Stevo Pendarovski, e mbajtën tubimin qendror. Foli edhe kryetari i partisë Kovaçevski dhe bartësit e listave zgjedhore të LSDM-së dhe Koalicionit që deklarohet si koalicion europian.
“Që në ditën e parë nga ana e partisë më të madhe opozitare, në vend të propozimeve për një të ardhme më të mirë të qytetarëve dhe shtetit, morëm një përpunim të zgjidhjeve të njëjta politike që e sollën shtetin në status të shtetit të robëruar dhe izoluar, me pushtet që montoi procese politike dhe shtet ku në burg ishin politikanë dhe gazetarë”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.



