
Zv. Kryeministër i parë Artan Grubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar që brenda dy ditësh i kanë takuar të gjithë këshillat vendor të degës së Çairit. Postimi i plotë:
”Brenda dy ditësh i takuam të gjithë këshillat vendor të degës sonë të Çairit.
Fryma e çlirimit të Çairit po ndjehet në çdo rrugicë të uzurpuar nga përfituesit e keqpërdorimeve që na rrëmbyen jetën.
Fytyra të qeshura dhe optimiste për lirinë që po vie më në fund në Çair, ju faleminderit shumë për besimin dhe mbështetjen.”







