
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet për në vendet Izrael, Iran, Liban dhe territoret palestineze.
“Si rrjedhojë e informacioneve për përkeqësim të mundshëm të situatës së sigurisë në Izrael dhe rajon, Ministria e Punëve të Jashtme iu apelon qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet që nuk janë të domosdoshme në Izrael, Iran, Liban dhe territoret palestineze.
Mediat e huaja botërore kanë raportuar se Izraeli po përgatitet për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani brenda dy ditësh, por Irani nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për sulmin.



