LajmeMaqedoniTopLajm

“Sa të duash mund të flasësh, por ne duhet të veprojmë”, Hasani: Në Tetovë kryhen ndërhyrje kirurgjike që më parë bëheshin vetëm në Shkup

-Është e palogjikshme që një pacient që mund të operohet në Kumanovë, të futet në këtë kallaballëk të njerëzve që e kemi në këtë Qendër Klinike, tha Ilir Hasani në Daily Click në TV21 duke folur për decentralizimin e shërbimeve shëndetësore. Hasani tregoi disa raste ku shërbimet që më parë ishin kryer vetëm në Qendrën Klinike në Shkup, tashmë kanë filluar të kryhen edhe në Tetovë.

“Unë ndërmora iniciativën së bashku me kolegët e mi nga Tetova që të fillojmë të decentralizojmë veprimtarinë që unë mund ta bëjë. Sa të duash mund të flasësh, por ne duhet të veprojmë . Qysh në atë kohë filluam me operacionin e parë që e bëmë, qasjen intermediale në frakturat e femurit dhe të tibias, një gjë që në mëynrë rutinore punohet nga kolegët në Tetovë, pas asaj vazhduam me implantimin e protezave totale dhe subtotale njëashtu në Tetovë, që sot kanë arritur së bashku me kolegun tim Dalipin kanë arritur diku 400 proteza janë vendosur në Tetovë, tash po vazhdojmë tutje me decentralizimin e protezave të gjurit, të cilat planifikojmë të bëhen gjithashtu në Tetovë”, tha Hasani i cili shton se aq sa ka qenë përgjegjës ka ndihmuar që traumatlogjia të zhvillohet edhe në rajone tjera si në Kumanovë e Veles.

Related Articles

Back to top button
Close
Close