
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka theksuar se fitorja e “Frontit Europian” është e pa kontestuar pasi kjo nënkupton siguri dhe të ardhme, shkruan Top24
Vetëm sonte, kemi hapur katër shtabe, takuam shumë njerëz, pamë shumë energji pozitive.
Tre shtabe në Reçicë të Vogël dhe një në Reçicë të Madhe ishte epilogu i mbrëmjes së sontme.
Qytetarët janë të vetëdijshëm që koalicioni “Fronti Europian” nënkupton siguri dhe të ardhme. E kemi dëshmuar tashmë shumë kohë, do ta dëshmojmë edhe në të ardhmen.
I falënderoj përzemërsisht aktivistët dhe banorët për mikpritjen.




