
Së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së të Hyrave Publike, Sanja Lukarevska dhe përfaqësuesin e përhershëm të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), në RMV, Armen Grigorjan, zyrtarisht shënuam anëtarësimin e DHP-së në këtë iniciativë, e cila mbështetet nga OECD – Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik dhe UNDP.
Programi do të ofrojë asistencë teknike, trajnime, shkëmbim përvojash dhe ngritje të kapaciteteve për kontrollin e jashtëm të grupeve shumëkombëshe që kanë detyrime ligjore sipas Ligjit për tatimin mbi fitimin në fushën e çmimeve të transfertave.
Me ndihmën e ekspertit Sanjev Sharma, inspektorët tatimorë do të mësojnë mjete dhe aftësi për analizën e riskut dhe procedurat e kontrollit, në mënyrë që të rritet cilësia e kontrolleve të jashtme.





