
Kandidati për president Bujar Osmani sot zhvilloi takim me të Dërguarin Special të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Katër vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe forcimi i Krahut Jugor të Aleancës, që kontribuoi në stabilitetin e rajonit, ishin tema kryesore të takimit.
Mirënjohje për mbështetjen afatgjate të projektit britanik në zbatimin e reformave në fusha të ndryshme me rëndësi kyçe për vendin.



