
Edon Zhegrova ka qenë fantastik të premtën mbrëma, ku Lille mori fitore të madhe në derbin rajonal ndaj Lens me rezultat 2-1.
Sulmuesi dardan ishte i pandalshëm nga mbrojtja kundërshtare, pasi realizoi dy gola për t’i dhënë Lilles një tre pikësh të artë në garë për një vend që i dërgon ata në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Sigurisht që paraqitja fantastike e Zhegrovës të premtën mbrëma është vlerësuar, pasi ylli dardan është futur edhe në formacionin e javës në Ligue 1 nga SofaScore.



