
Opozita shqiptare ka vazhduar me hapjen e shtabeve në mbarë territorin e
Maqedonisë së Veriut. Sonte, drejtuesit e VLEN-it, kanë qëndruar në Likovë dhe Bogovinë, ku është bërë
hapja e shtabeve zgjedhore për zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit. Nga opozita shqiptare, pohojnë se fryma e fitores dhe ndryshimit ka prekur çdo cep të vendit tonë, dhe se ndryshimi është i pashmangshëm.
Ata janë të bindur, fillimisht në fitoren e Arben Taravarit, dhe më pas në atë të koalicionit në zgjedhjet parlamentare, shkruan Top24




