LajmeRajon

​Kurti: Po përgatitemi që ta akuzojmë Serbinë për krime lufte

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Këto komente, Kurti i bëri gjatë homazheve në nderim të martirëve të familjes Muliqi.

“Edhe Ministria e Drejtësisë dhe këshilltarët ligjor edhe ekspertë ndërkombëtarë janë duke u bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe (krime të) gjenocidit”, tha Kurti.

Tutje, ai tha se këto janë çështje të brendshme dhe në kohën e duhur jepen njoftimet e nevojshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close