LajmeRajon

“Thirrja e Ezanit” rreth 800 metra nëntokë, minatorët hanë iftar dhe pinë çaj në zemër të minierës së Trepçës

Thellë në zemrën e minierës Trepça, rreth 800 metra nëntokë në horizontin e 11-të, minatorët thërrasin “ezanin” për të hapur iftarin në muajin e Ramazanit, në Stantërg të Mitrovicës.

Pavarësisht kushteve të vështira të punës dhe sfidave që paraqet agjërimi në një mjedis me ajër të kufizuar dhe me një punë të lodhshme, minatorët ruajnë fort besimin dhe traditat e tyre islame.

Me solidaritetin e tyre, frymën e bashkësisë dhe ndarjen e iftarit si një moment të rëndësishëm që bashkon kolegët në besim dhe shoqëri.

Sadik Aliu, mbikëqyrës në Minierën “Trepça” tregoi  se minatorët gjithmonë kanë agjëruar edhe para lufte dhe pas lufte.

Ai tha se minatorët edhe pse janë 740 metra në nëntokë me shumë vullnet dhe dëshirë të madhe agjërojnë.

“Vështirë e kanë se ajri është dobët, kanë etje uri, por e agjërojnë. Gjatë muajit të Ramazanit puna veç sa shkon më mbarë”, tha Aliu.

Duke folur për agjërimin e minatorëve, ai tregoi po ashtu se ata ushqimin e marrin prej shtëpisë dhe në pagë ua qesin nga 6 euro për një shujtë.

Gjatë bisedës që ekipi jonë pati me minatorët gjatë ngrënies së iftarit, nuk munguan as të qeshurat nga batutat e minatorëve që i krijonin aty për aty.

E, se marrëdhëniet i kanë shumë të mira mes vete e tregoi edhe minatori Besnik Kurti.

Ai tha se e kalojnë shumë mirë dhe se iftarin e përgatisin të gjithë bashkë.

“Zakonisht me shoqërinë në minierë e kalojmë shumë mirë. Gjatë kohës së Ramazanit kemi pak më shumë lodhje se gjatë ditëve të tjera, pasi dihet se jemi agjërueshëm. Bashkë me shoqërinë e bëjmë iftarin. Punë këtu ka, pasi jemi me ndërrime…ezanin na e thërret një koleg në vakt të iftarit. Në shpi e marrim ushqimin, e do tjera e blejmë duke ardh rrugës. Të gjitha vështirësitë i kalojmë me shoqëri”, ka thënë Kurti.

Edhe minatori Tafil Mehmeti tha se gjatë muajit të Ramazanit lodhja është më e theksuar, por siç theksoi “me shoqëri i kalojmë të gjitha”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close