LajmeSport

Asist i Gjimshitit, dygolësh i Koopmeiners, Atalanta “kockë e fortë” për Juven, Milani i dyti

Juventusi lë pikë të tjera në Serinë A, duke u detyruar t’i lëshojë vendin e dytë Milanit. “Zonja e Vjetër” barazoi 2-2 me Atalatën në “Allianz Stadium”, ku u zhvillua një ndeshje emocionuese me gola dhe raste, po pa një fitues. Atalanta realizoi e para me Koopmeiners, pas një skeme perfekte, por bardhezinjtë e përmbysën përkohësisht rezultatin me golat Cambiaso dhe Milik, por bergamaskët barazuan me të njëjtin autor, Koopmeiners, pas asistit të dhënë nga Berat Gjimshiti.

Mbyllet me avantazhin e Atalantës pjesa e parë e takimit me Juventusin në “Allianz Stadium”. Në minutën e 35-të të takimit, në zhvillimin e një goditjeje të lirë, futbollistët miqtë zbatojnë një skemë, që që u dhuron një gol fantastik. Pasalic, nuk godet drejtpërdrejt portën, por asiston Koopmeiners, që finalizon saktësisht, duke tundur rrjetën, 0-1.

Lojtës Videosh

00:00
00:27

Jucventusi realizon dy herë brenda pak minutave. Cambiaso barazon rezultatin në 1-1 në të 66-tën.

Lojtës Videosh

00:00
00:16

Katër minuta më vonë realizon Milik.

Lojtës Videosh

00:00
00:20

Atalanta kundërpërgjigjet me golin e Koopmeiners, i asistuar nga Gjimshiti.

Lojtës Videosh

00:00
00:23

Related Articles

Back to top button
Close
Close