
Drejtori i FSPM, Arsim Hasani përmes një postimi ka uruar mësidhmënësit për ditën e arsimit shqip 7 Marsin ditë kjo që përkon me hapjene mësonjëtores së parë në gjuhën shqipe në Korçë nga motrat Qiriazi, shkruan Top24
Drejtori Hasani në postimine tij shkruan:
Të nderuar e të respektuar mësimdhënës, të nderuar udhërrëfyes.
Urime 7 Marsi!
Falemnderim e respekt për punën, përkushtimin dhe konktributin tuaj të djeshëm, të sotshëm e të nesërm për mësimin dhe edukimin e brezave të ardhshëm
Ne jemi krenarë me ju e mirënjohës për gjurmët tuaja që po leni çdo ditë.
Ju dëshirojmë shëndet të mirë e jetë të gjatë, e të ju kemi për jetë në mbamendjen kolektive.



