LajmeRajonTopLajm

Baza ajrore taktike në Kuçovë, Rama: Rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar pamjet nga baza ajrore taktike e NATO-s që do të hapet më 4 mars në Kuçovë. Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se kjo bazë ajrore do të luajë një rol kryesor në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

Rama shton se baza ajrore do të shërbejë edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.

“Dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook.

Related Articles

Back to top button
Close
Close