LajmeMaqedoniTopLajm

Bilall Kasami bartës liste në zonën gjashtë, ndërkoh Tetova qelbet nga mebturinat

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore numër gjashtë zonë kjo që nxjerrë më së shumti mandate shqiptare. Kasami premtoi qytetarëve të Tetovës ndryshim, por Tetovarët deri tani nuk kanë parë asnjë ndryshim nga “ndryshimi” i premtuar i Bilall Kasamit.

Kasami premtoi më shumë parkingje, hapësira të  gjelbërta, infrastrukturë rrugore, ujë njëzet e katër orë, pastërti dhe transparencë. Por ashtu si që shihet në foto Kasami derisa po mendon të jetë një bartës liste dhe të kërkoj besimin për një mandat të deputetit nga ana tjetër Tetova që po drejton po qelbet nga mbeturinat.

Ndryshe komuna e Tetovës ka prezantuar para disa javësh se me mbeturinat do të menaxhoj një kompani Sllovene dhe një kompani austriake. Derisa tetovarët presin faktuarat e reja me rritje të çmimit të ujit do të vazhdojnë të kundërmojnë në ajrin e ndotur të mbeturinave në rrugët e qytetit, shkruan Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close