
Kur tani më po kalkulohen emrat e fundit për president, si emra të tillë përfliten Stevo Pendarovski nga LSDM, Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE, Bujar Osmani nga BDI dhe Arben Taravari nga VLEN, shkruan Top24
Sot në ora 11 kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pritet të kumtoj një lajm që sipas BDI-së është “Lajm i madh”.
Ndryshe Bujar Osmani njihet tani më si një nga diplomatët më të suksesshëm të Maqedonisë së Veriut, pasi gjatë udhëheqjes së Osmanit me Ministrinë e jashtme të Maqedonisë së Veriut ky shtet kryesoi me OSCE sidhe ishte nikoqir i samitit më të madh të OSCE nës Shkup.



